Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Enkel Demi dhe Mesila Doda bëhen gjyshër për herë të parë

Gazetari Enkel Demi dhe deputetja Mesila Doda janë bërë gjyshër për herë të parë. Në vigjilje të Krishtlindjeve një bekim ka ardhur në familjen e tyre.

Vogëlushi Mark ka ardhur në jetë këtë 24 dhjetor duke gëzuar kështu gjithë familjen e duke i dhënë dritë shtëpisë.

Gjyshi Enkeli, gjyshja Mesila, mami Paola dhe babi Jon, e të gjithë familijarët e tyre janë tepër të lumtur për këtë dhuratë të ardhur në këto ditë festash.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë Enkel Demi përmes një postimi në “Instagram”. Përpos fotos së parë të nipit të tij, gazetari shkruan: “Në vigjilje të Krishtlindjes Hyji na dhuroi Mark Demin. Mama Paola dhe Baba Jon u bëftë Marku plak i moçëm dhe i mençëm e i mirë si ju të dy”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles