Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Një natë me yje në Bogë? ”Villa Morina” strehëza ku do të ndiheni si në shtëpi

Kush e do një shkëputje larg zhurmave e smogut të qytetit?! Aty ku gjithçka bëhet njësh me natyrën?

Gjithësecili prej nesh, padiskutim.

‘’Villat Morina’’, janë një destinacion ekskluziv në zemër të natyrës së mrekullueshme të Bjeshkës së Rugovës në Kosovë. Në këtë kompleks vilash, do të gjeni gjithçka që dëshironi. Përveç historisë dhe bukurive natyrore, gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë, do të gjeni komoditetin dhe ngrohtësinë, njëlloj si në shtëpinë tuaj.

‘Villa Morina’ në Bogë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një përvojë komode mes Alpeve Shqiptare. Vila është e pozicionuar në një vend strategjik dhe ofron pamje mahnitëse të maleve përreth. ‘Villat Morina’ ofrojnë komoditet, aredim bashkëkohor, jakuzi, oxhak, ballkon e kuzhinë me të gjithë aksesorët për të gjithë ata që dëshirojnë të gatuajnë vetë në villë teksa shijojnë një gotë verë në ngrohtësinë që sjellin drutë që digjen. E  gjithashtu, për ata që duan të eksplorojnë zonën do mund të shijojnë mikpritjen tradicionale dhe të provojnë ushqime lokale për të cilat do ‘lëpini gishtat’.

‘Villat Morina’’ janë pa diskutim destinacioni që duhet të zgjidhni për fundjavat e ftohta të dimrit, festat e fundvitit apo qoftë dhe gjatë ditëve të javës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles