Të gjithë e njohim si Gjesti. Ai është një prej banorëve më të komentuar të Big Brother Vip Kosova. Me super energji, Gjesti është bërë pjesë e formatit që prej fillimit. Por a e dini si është emri i tij i vërtetë?
Artisti mban emrin Besart Kelmendi, dhe ka vendosur ta sprovojë veten në rrugën drejt muzikës, arsye për të cilën ka zgjedhur dhe emrin e tij të artit.
Projekti i tij i parë muzikor me titull “Idiote” u kompletua me klip të menduar deri në detaje.
Që nga komentet e para, u prit mirë nga publiku dhe ky ishte vetëm fillimi për Gjestin, i cili menjëherë nisi punën për projektet pasues.





