Tuesday, September 29, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Paula Mehmetukaj kurorëzon dashurinë e saj, brenda festës madhështore të miss-it shqiptar

Një yll sot po i jep fund beqarisë! E kemi fjalën për Paula Mehmetukaj, imazhi i Beauty Fair Albania dhe bukuroshja e cila përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2021.  Paula dhe partneri i saj po betohen sot për dashurinë e përjetshme. Ata po kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare me një dasmë madhështore.

Në pamjet e publikuara nga Alketa Vejsiu, e cila është marrë me përpikmëri për t’i bërë këtë natë sa më magjike Paulës dhe shokut të saj të jetës, vëmë re se gjithçka është si nëpër ëndrra. Me shandanët e varur në tavan, trëndafilat e kuq që kanë “mbuluar” tavolinën e çiftit, vaskat dhe tavolinat me ujë dhe dritat të cilat e bëjnë një atmosferë magjike.

Beauty Fair Albania i uron çiftit të trashëgohen dhe dashuria e tyre të rritet dhe të lulëzojë çdo ditë e më shumë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles