Një yll sot po i jep fund beqarisë! E kemi fjalën për Paula Mehmetukaj, imazhi i Beauty Fair Albania dhe bukuroshja e cila përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2021. Paula dhe partneri i saj po betohen sot për dashurinë e përjetshme. Ata po kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare me një dasmë madhështore.
Në pamjet e publikuara nga Alketa Vejsiu, e cila është marrë me përpikmëri për t’i bërë këtë natë sa më magjike Paulës dhe shokut të saj të jetës, vëmë re se gjithçka është si nëpër ëndrra. Me shandanët e varur në tavan, trëndafilat e kuq që kanë “mbuluar” tavolinën e çiftit, vaskat dhe tavolinat me ujë dhe dritat të cilat e bëjnë një atmosferë magjike.
Beauty Fair Albania i uron çiftit të trashëgohen dhe dashuria e tyre të rritet dhe të lulëzojë çdo ditë e më shumë!
View this post on Instagram





