Tuesday, October 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Po ndjek këshillat e tij? Banorja e BBVK tregon çfarë i tha Luiz Ejlli para se të hynte brenda në shtëpi

Gresa, një nga banoret e BBVK ka treguar së fundmi se ka biseduar me Luiz Ejllin para se të futet në reality show për të marrë prej tij këshilla si një ekpert i lojës.

Gresa zbulon se i kishte dërguar një mesazh këngëtarit dhe ky i fundit i ishte përgjigjur brenda pesë minutash duke i dhënë disa këshilla të sinqerta.

“Para se të futesha në shtëpi, mendova t’i shkruaja Luizit në Instagram dhe ta pyesja nëse kishte ndonjë këshillë për mua. I dërgova një mesazh me llogarinë time personale, ku kam disa foto provokative, dhe nuk vonoi shumë që të më kthente përgjigje”, tha ajo bërë me dije më pas se Luizi i shkruajti duke i thënë: “Përshëndetje. Së pari, nuk të njoh dhe nuk e di çfarë tipi je. Së dyti, nuk ta sugjeroj të hysh, pasi nuk ke mjaftueshëm përvojë për një vend të tillë. Së treti, nëse hyn, do dalësh pas dy ditësh. Së katërti, fotot provokative që ke në profil të dëmtojnë direkt. Së pesti, edhe fotot luksoze mund të të shkaktojnë probleme”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles