Tuesday, October 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pse Ivanka Trump u vesh me blu për të festuar fitoren e babait të saj

Ivanka, vajza e Donald Trumpit ka festuar fitoren e babait të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Donald Trump u zgjodh presidenti i ri i SHBA-së, i cili pas fitores së tij bindëse, mbajti një fjalim që “ngjall shpresë” te qytetarët amerikanë. Donaldi qëndroi në “fronin” fitimtar me familjarët e tij, por edhe me anëtarët e shtabit të tij.

Përveç Melania Trumpit – ikonës së stilit, vëmendjen e mbështetësve të presidentit të ri amerikan e tërhoqi edhe vajza e tij, Ivanka. Ajo përgatiti një spektakël të vërtetë mode për fjalimin fitues të babait të saj.

Ivanka është shfaqur me një kostum klasik prej kadifeje blu, ndërsa me kosum ka veshur një këmishë mëndafshi në ngjyrë blu indigo.

Ngjyra blu është pasqyrë e aristokracisë dhe këto veshje në këtë ngjyrë shpesh vishen nga përfaqësues të qeverisë apo anëtarë të familjeve mbretërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles