Rrjeti po zjen pas deklaratës skandaloze të bërë një ditë më parë nga gazetari dhe analisti i njohur, Lorenc Vangjeli.
Teksa ishte duke folur për spitalin e Onkologjikut dhe mungesën e medikamenteve për personat të cilët vuajnë nga kanceri, Vangjeli iu referua këtyre të fundit si persona të cilët “Perëndia i ka dënuar me vdekje”.
Madje, madje ai është shprehur se pavarësisht vendit se ku mund të kruohen, në Shqipëri apo jashtë shtetit, sipas Vangjelit “fundi i tyre është i dhimbshëm”.
“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm.
Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.
“Perëndia i ka dënuar me vdekje”, deklarata SKANDALOZE e Lorenc Vangjelit për të sëmurët me kancer!





