Shmangni tharësen! Si të zhdukni nuancën e verdhë nga rrobat e bardha

0
113

Mund të na ndodhë të gjithë që pas disa larjesh, rrobat e të fillojnë të zverdhen. Kjo është diçka që kushdo do ta urrente. Por para se t’i lini mënjanë dhe mos i vishni më, më poshtë gjeni të listuara 5 mënyra natyrale  të cilat mund t’i aplikoni në kushte shtëpie, pa kimikate:

Shmangeni tharësen, shfrytëzojeni diellin

Pasi t’i keni larë tuaja, vendosini ato të thahen në diell. Shmangeni tharësen e tyre. Rrezet e diellit do të zbardhin rrobat tuaja. Rrezet ultravjollcë kanë të njëjtën fuqi me detergjentët.

Limoni është zgjidhja

Lëngu i limonit është një zbardhues fantastik që mund t’i japë rrobave tuaja të bardha një shkëlqim të ri. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me ujë të nxehtë. Vendosni brenda lëngut rrobën që dëshironi të pastroni dhe lëreni atë për një orë ose nëse keni kohë edhe gjatë natës. Më pas, fërkojeni me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni normalisht.

Shtoni një dozë uthull të bardhë gjatë larjes

Uthulla duket të jetë zgjidhja më e mirë e rrobave tuaja. Për heqjen e njollave të vështira dhe zbardhjen e rrobave, uthulla mund t’i bëjë të dyja. Për të zbardhur rrobat tuaja të bardha, bëni një zgjidhje duke përzier 1/4 filxhan lëng limoni me 1/2 filxhan uthull të bardhë. Përdoreni këtë zgjidhje si një alternativë për zbardhjen.

Soda e bukës

Soda e bukës është gjithashtu një deodorant natyror, kështu që rrobat tuaja jo vetëm do të jetë më të shëndritshme, por gjithashtu do të jenë më të freskëta.

Bluja është e bardha e re

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Çfarë duhet të bëni? Nëse shtoni një detergjent blu, ju kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të jetë krijuar në rrobat tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here