Shkrimtarja koreane fiton çmimin Nobel 2024 për letërsinë

0
143

Autorja koreanojugore Han Kang fitoi çmimin Nobel për Letërsinë. Koreanojugorja bëhet e para me këtë origjinë qe fiton një çmim nobel.

53 vjeçarja e ka nisur karrierën e saj si shkrimtare në vitin 1993 me botimin e disa poemave për ta vijuar në stilin e prozës ne 1995. Vepra më e njohur e saj është “vegjetariania”, botuar për herë të parë në vitin 2007. Akademia e shkencave suedeze ia akordoi asaj cmimin duke vlerësuar “prozën e fuqishme poetike qe përball traumat historike dhe shfaqjen e brishtësisë e jetës njerëzore”.

Udhëheqësi i Komitetit të Nobelit Anderss Olsson tha se Kang zotëron një vetëdije të veçantës për lidhjet mes trupit dhe shpirtit, jetës dhe vdekjes, ndërsa stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë innovator në prozën bashkëkohore.

Ndërkohë jemi në pritje të dy çmimeve të fundit që do të akordohen, ai për paqen dhe për ekonominë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here