Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli i reggaeton, Don Omar, ka dhënë lajmin e trishtë se po lufton me sëmundjen e kancerit.
“Sot po, por nesër nuk do të këm kancer. Qëllimet e mira priten mirë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar këngëtari i shumë hiteve si “Bandoleros”, “Danda Kuduro” etj.
Vetë artisti nuk ka zbuluar detaje të tjera, lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet, ndërsa artistet dhe personazhe e tjetër të showbiz-it të huaj kanë shprehur menjëherë mbështetjen në këtë moment delikat.

