Kur vjen puna tek moda verore, syzet e diellit janë aksesori juaj më i nxehtë .
Një palë syze dielli me stil mund të bëjnë çdo veshje të duket më e bukur. Pra, nëse ju i mbani syzet e diellit natën ose dëshironi të dukeni si një njeri i famshëm ifshehur nga paparacët, këtu janë disa dizajne klasike “in’’ këtë verë .
-Stili aviator
Që kur njerëzit panë Tom Cruise në filmin Top Gun me një palë syze aviator u dashuruan me këtë model. Dizajni i tyre të thjeshtë dhe korniza e madhe bëjnë që këto syze të jenë shumë popullore këtë vit. Forma pik loti thekson mollëzat duke ju dhënë një vështrim të mrekullueshëm.
-Stili udhëtar
Ky dizajn klasik i 1950-ë s ishte popullor me të famshmit Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy. Forma e tyre këndore dhe projektimi i guximshëm i bëjnë më të theksuara tiparet e fytyrë s suaj. Ata gjithmonë janë të bukura në ngjyrën origjinale të zezë, por nëse dëshironi një look unik zgjidhni ngjyrat e tjera.
-Clubmaster
Ky dizajn preferohet nga Malcom dhe Beyonce. Një dizajn i thjeshtë, por që ofron një look retro që kërkon pak grim dhe një që ndrim për t’i mbajtur.

