Përmes dy fotove me dy të vegjëlit e saj, Olta Gixhari ka zbuluar se është bërë nënë për herë të dytë.
Aktorja shihet në ambientet e spitalit me më të voglin në krahë dhe Amar që dhuron puthje.
Deri më tani Olta nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër, përvec faktit se fëmija ka ardhur në jetë dje. Kujtojmë se ajo ka ndarë momente të ndryshme me Amar, duke treguar se ai dëshironte që vëllai të quhej Toni, por deri më tani vetë Olta e ka lënë surprizë këtë detaj.


