Disa këshilla mode, që nuk duhet t’i harroni herë pas here

0
159

Të gjithë mund ta diktojnë një çantë Birkin të imituar, por e veshur me stil dhe elgancë ndoshta nuk do të binte dhe aq shumë në sy! Për të ngritur krye mes kaq shumë trendesh e prurjesh të reja duhet të dish si të bësh diferencën dhe nëse veshjet e tua nuk janë firmato ! Më poshtëju sjellim disa këshilla mode që do t’ju hyjnë në punë në çdo kohë!

Shpenzoni në veshje thelbësore dhe jo në trende
Tendencat shkojnë e vijnë, por disa veshje thelbësore si një pallto e zezë, një çantë po ashtu e zezë, një palë këpucë stiletto nuk do të dilnin kurrë nga moda!
Guxoni me aksesorët
Nëse keni frikë të visheni sipas tendencave të fundit të modës (që shpesh herë duket sikur nuk kanë lidhje me jetën që bëjnë njerëzit jashtë pasarelave) nuk duhet të trembeni nga aksesorët ! Sado të çmendur të duken, në fund të fundit ato mbeten thjeshtë aksesorë!
Elementi i tretë duhet të bëjë zhurmën!
Siguroheni që të mos bëni “zhurmë” me të gjithë veshjen tuaj, por vetëm me një detaj ! Në këtë mënyrë do të tërhiqni vëmendjen, por duke u lënë të tjerëve një shije të mirë.
Nëse s’jeni të sigurtë nëse duhet të vishni taka apo të sheshta!
Vishni të sheshta nëse fundi apo fustani është i shkurtër mbi gju dhe taka kur gjatësia e fustani është nën gju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here