8 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet e pritet me aktivitete të ndryshme.
Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi. Edhe pse në Shqipëri në këtë datë, gratë dhe vajzat zgjedhin të festojnë, në vende të tjera të botës, 8 marsi njihet si një ditë protestash!
Më 28 shkurt të vitit 1909 në Neë York u organizua nëj manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.
Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).
Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.
Sot 8 marsi është një rikujtesë për gratë se meritojnë jo vetëm të trajtohen në mënyrë të barabartë, por se mund të fitojnë ushtrimin e të drejtave të tyre në cdo situatë.





