Diskutimet e thella janë bërë shumë ‘popullore’ kohët e fundit. Madje ato janë bërë një mënyrë e re e të komunikuarit, duke i ndihmuar njerëzit të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ne kemi gjetur 5 pyetje që do ta bëjnë partnerin apo bashkëbiseduesin tuaj të përfshihet në biseda, që ndoshta më përpara nuk i kanë menduar sipas ‘Bright Side’:
1-A do ta hapnit një zarf që tregon datën dhe ditën tuaj të vdekjes? Me këtë pyetje do të kuptonit nivelin e fatalitetit dhe qëndrimin e personit në jetën e përditshme.
2-A do të bëheshit miq me veten tuaj? Këtu mund të kuptoni vetëvlerësimin e personit me të cilin po bisedoni.
3-Nëse do të ishte e mundur që të shikojë një shkallë matëse sipër çdo njeriu, çfarë do të maste kjo shkallë? Statusin e tyre në shoqëri, nivelin e tyre të lumturisë, pasurinë? Me këtë pyetje do të kuptonit vlerat dhe prioritetet e personit.
4-Çfarë bëni ndryshe nga çdo person tjetër? Këtu do të kuptonit sa humor ka ky person, sa i çmendur është dhe sa unik është personaliteti i tij.
5-Nëse partneri juaj nuk do ta merrte vesh kurrë që ju e keni tradhtuar aksidentalisht, a do t’ia tregonit ju vetë? Me këtë pyetje ju njihni standardin dhe vlerat morale të bashkëbiseduesit./beautyfairalbania.al





