Një vit pa Shpat Kasapin

0
4
Screenshot

Sot bëhet një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Artisti u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, në moshën 40-vjeçare, në Itali, pas një arresti kardiak.

Lajmi për vdekjen e tij tronditi familjarët, miqtë, kolegët dhe publikun shqiptar, që prej vitesh e kishte shoqëruar me këngët dhe performancat e tij.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Shpat Kasapi nisi rrugëtimin muzikor në fillim të viteve 2000, duke u kthyer shumë shpejt në një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” mbeten ndër hitet që publiku vazhdon t’i dëgjojë edhe sot.

Pas largimit të tij, ai la pas bashkëshorten Selvije Jao dhe djalin e tyre, Roel, ndërsa mungesa e artistit vijon të jetë e ndjeshme për familjen dhe të gjithë ata që e deshën.

Në prag të këtij përvjetori, familja ka njoftuar organizimin e një mbrëmjeje përkujtimore në nder të tij. Aktiviteti do të mbahet më 29 nëntor, në orën 18:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku do të kujtohen jeta dhe vepra artistike e këngëtarit.

Një vit pas ikjes së tij, Shpat Kasapi mbetet i gjallë në kujtesën e publikut përmes muzikës, këngëve dhe emocioneve që la pas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here