E bija dedikim emocionues për Genën pas dasmës: Ti je dashuria ime e parë!

0
14
Screenshot

Pas dasmës së saj, Helga, vajza e këngëtarit të njohur Gena, ka ndarë një dedikim të veçantë dhe plot emocion për të atin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kujtuar momentet pak para se të hynte në sallë, kur të dy qëndronin pas skenës duke pritur përfundimin e klipit. Helga tregon se ato ishin minutat më të gjata dhe më tensionuese për të, por pikërisht në ato çaste kuptoi edhe një herë se çfarë adhuron më shumë tek babai i saj: qetësinë, pozitivitetin dhe energjinë e mirë që e karakterizon gjithmonë.

Ajo shprehet se prania e tij dhe qetësia që përcjell ia bënë atë moment shumë më të lehtë, duke e mbyllur dedikimin me një shprehje të ëmbël dashurie.

“Kur ishim aty, mbrapa skenës, duke pritur të mbaronte klipi që të hynim në sallë… ato ishin minutat më të gjata dhe më tensionuese për mua. Dhe pikërisht në ato momente kuptova edhe një herë se çfarë adhuroj më shumë tek ti: qetësinë, pozitivitetin dhe energjinë e mirë që të karakterizon gjithmonë!

Ti ma bëre atë moment shumë më të lehtë!

Të dua, babi. Ti je dashuria ime e parë, gjithmonë!”

Një dedikim i ndjerë që dëshmon lidhjen e veçantë mes Helgës dhe Genës, në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here