Tre vite pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar Zef Deda, kujtimi i tij mbetet i gjallë te familjarët dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan.
Në këtë përvjetor të trishtë, ka qenë djali i tij, Juli Deda, ai që e ka kujtuar përmes një fotografie të veçantë, duke ndarë edhe disa fjalë prekëse për të atin.
“Tre vjet pa ty Bos. Na mungon shumë zemra ime. Të du fort Babo..!”, shkruan Juli, duke shprehur mallin dhe dashurinë për babanë e tij.
Një dedikim i shkurtër, por plot emocion, që tregon se koha nuk e zbeh mungesën e një njeriu kaq të shtrenjtë. Zef Deda mbetet një emër i paharruar në artin dhe humorin shqiptar.

