Jona Spahiu ka shuar njëherë e mirë kuriozitetin e ndjekësve lidhur me mundësinë e një rikthimi të saj në ekran. Moderatorja, e cila prej kohësh është larguar nga televizioni, ka marrë disa pyetje për këtë çështje dhe ka vendosur të përgjigjet publikisht, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i rikthehet ekranit.
Në reagimin e saj, Jona nuk është kursyer as në kritikat ndaj figurave që aktualisht janë pjesë e televizionit, duke ndarë një mendim mjaft të drejtpërdrejtë për mënyrën se si funksionon ky sektor.
Ajo ka përmendur edhe Blendi Fevziun, të cilin e konsideron një markë më vete, duke bërë një dallim mes tij dhe pjesës tjetër të personazheve televizivë.
Më poshtë, reagimi i plotë i Jona Spahiut:
“Kisha shumë pyetje si kjo dhe më bën çudi, se unë kam shekuj pa dalë në TV.
Besoj është e qartë tani që s’do kthehem në TV.
Përveç Blendi Fevziut, që është brand dhe ka biznes brenda biznesit, të gjithë të tjerët në TV në rastin më të mirë janë njerëz që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për një çikë vizibilitet, në rastin më të keq janë të lodhur që s’kanë një plan më të mirë jete dhe i vjelin televizionit sa mund t’i vjelin, presin atë rrogën në fund të muajit, thonë çfarë u thonë drejtuesit e televizioneve dhe rrinë te ai cepi që u bie shorti të prezantojnë, se ashtu është zgjuar drejtuesi i televizionit.”

