Një lajm i bukur ka ardhur nga Roela dhe Vedati, të cilët janë bërë prindër për herë të parë/kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Adan.
Ka qenë Vedati ai që ka ndarë lajmin e ëmbël përmes një postimi emocionues, ku ka zbuluar edhe domethënien e veçantë që kjo ditë ka për të.
“Për 18 vite me radhë, e kam ruajtur këtë ëndërr në zemrën time, pa e harruar asnjëherë. Sot, kjo ëndërr u bë realitet. Mirë se erdhe në jetën time, biri im, ADAN”, shkruan ai.
Më tej, Vedati ka ndarë edhe disa fjalë të ndjera për këtë moment të veçantë, duke theksuar se disa histori nuk mund të shpjegohen me fjalë, pasi janë të shkruara nga fati.
Ai e ka shoqëruar postimin edhe me një falënderim për Zotin, për çdo mirësi, lutje të pranuar dhe bekim të dhuruar në jetën e tij.
Një moment i paharrueshëm për çiftin, që tashmë nis një kapitull të ri e të bukur si prindër të vogëlushit Adan.
