Pas viteve të vështira dhe përpjekjeve për t’u bërë prindër, ish-banori i Big Brother Vip jep lajmin e bukur

0
9
Screenshot

Një lajm emocionues u bë publik mbrëmjen e së hënës gjatë transmetimit të “Big Brother VIP Kosova 5”. Ish-banori i edicionit të dytë, aktori Besart Zeneli, dhe bashkëshortja e tij, Valira, zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti ndau lajmin e shumëpritur pas një rrugëtimi të vështirë dhe disa viteve përpjekjesh për të pasur një fëmijë. Gjatë qëndrimit në BBVK 2, Besarti kishte rrëfyer publikisht vështirësitë dhe humbjet e shtatzënive që kishte përjetuar së bashku me bashkëshorten.

Pas rrëfimit të tij, aktorit iu mundësua një trajtim në një klinikë, me shpresën për të realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër.

Tashmë, Besi dhe Valira u rikthyen në studion e spektaklit, këtë herë me lajmin e bukur se pritjes së tyre të gjatë i ka ardhur fundi dhe familja e tyre do të zgjerohet së shpejti.

Një histori që nisi me emocione dhe dhimbje në shtëpinë e Big Brother-it, mori një kthesë të bukur, duke sjellë një nga momentet më prekëse të mbrëmjes.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here