Miri ka ndarë një dedikim prekës për mikun e tij Flor, i cili është ndarë nga jeta 12 vite më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë për të, duke treguar se koha nuk e ka zbehur aspak mungesën e mikut të tij.
Miri e kujton Florin si një shok të vërtetë, një mik që i duhej gjithmonë pranë dhe që kishte një mënyrë të veçantë për të shprehur të vërtetën përmes artit, shpirtit dhe jetës së tij.
Ai pranon se është e vështirë të vazhdosh pa njerëz kaq të rëndësishëm, por përpiqet të mbajë gjallë kujtimet dhe gjithçka që kanë përjetuar e mësuar së bashku.
Në vijim, dedikimi i plotë i Mirit:
“Dashur Flor, edhe pse ke 12 vjet i larguar nga kjo bota jonë e përditshme, ta dish që më mungon shumë, ditë për ditë më mungon, sepse ti ishe një shok i vërtetë, ishe një mik që më duhej gjithmonë, një njeri që të vërtetën e thoje me artin tënd, me shpirtin tënd, me jetën tënde.
Është e vështirë pa ty, por me ndjesinë që ti je gjithmonë me mua, përpiqem të bëj sadopak gjërat që kemi kaluar e mësuar bashkë, që edhe ti të prehesh i qetë në atë vendin që më shikon nga lart!
Shumë mall për ty, Flor!”

