Shkurt dhe pastër! Ola zbulon çfarë e tërhoqi te Adi që në fillim të lidhjes së tyre

0
14
Screenshot

Ola dhe Adi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara dhe më të dashura për publikun. Historia e tyre e dashurisë nisi brenda mureve të Ferma VIP, ku dyshja krijoi një afrimitet të veçantë, i cili duket se është kthyer në një lidhje të fortë edhe jashtë kamerave.

Pas përfundimit të eksperiencës televizive, Ola dhe Adi kanë treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë po aq e bukur. Dyshja shfaqet shpesh së bashku në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria dhe duke dëshmuar se janë thuajse të pandarë.

Së fundmi, Ola ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Një prej tyre ishte pikërisht: “Cila është gjëja e parë që të tërhoqi te Adi?”

Përgjigjja e Olës ishte mjaft interesante, pasi krahas saj ajo shkroi edhe fjalën “Sinqeriteti”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Duket se pikërisht sinqeriteti është një nga cilësitë që Ola vlerëson më shumë te partneri i saj. Një përgjigje e thjeshtë, por që tregon edhe një herë se çfarë e ka bërë Adin të veçantë në sytë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here