Fotot krah Heidi Bacit ngjallin dyshime, Drini Zeqo i prerë në përgjigjen ndaj komentuesit

0
18
Screenshot

Drini Zeqo ka ndarë së fundmi dy fotografi krah Heidi Bacit, të realizuara gjatë xhirimeve të programit “Për’puthen”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Mes komenteve të shumta dhe reagimeve që shprehnin dashamirësi për dyshen, spikati edhe një pyetje që duket se ka qenë në mendjen e shumë njerëzve: “A jeni bashkë apo vetëm shokë?”.

Kësaj here, Drini ka vendosur të mos e lërë pa përgjigje kuriozitetin e ndjekësve, duke qenë i drejtpërdrejtë: “Sigurisht që vetëm miq të mirë”.

Me këtë përgjigje, ai ka shuar dyshimet për një raport më shumë se miqësor mes tij dhe Heidi Bacit, për të cilin dyshja është përfolur edhe më herët. Duket se, pavarësisht afrimitetit dhe kimisë që mund të kenë shfaqur, mes tyre bëhet fjalë vetëm për një miqësi të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here