Shtëpia e mbushur me tullumbace dhe dhurata, vajza e Mikela Pupës feston 2-vjetorin, ish-banorja i bën dedikimin emocionues

0
10
Screenshot

Një ditë e veçantë dhe plot emocione është sot në familjen e ish-banores së “Big Brother Albania”, Mikela Pupës, pasi vajza e saj, Aura, feston 2-vjetorin e lindjes dhe kjo ditë e rëndësishme është pritur me shumë dashuri dhe surpriza.

Përmes një postimi në Instagram, Mikela ka ndarë me ndjekësit pamje nga atmosfera festive në shtëpinë e saj. Ambienti është zbukuruar me tullumbace dhe dhurata, duke krijuar një atmosferë të bukur për ditëlindjen e vogëlushes.

Videon ajo e ka shoqëruar me një dedikim për vajzën e saj, duke shprehur gjithë dashurinë dhe lumturinë që ajo dhe bashkëshorti  kanë përjetuar gjatë këtyre dy viteve.

Postimi i plotë:

Gëzuar 2-vjetorin, dashuria jonë e vogël! ❤️

Dy vite me ty, dy vite me lumturinë më të madhe që mund të na dhuronte jeta. Çdo ditë me ty është një bekim dhe çdo buzëqeshje e jotja është bota jonë.

Urojmë të rritesh e lumtur, e shëndetshme dhe gjithmonë me atë dritën e bukur që ke brenda vetes.

Do të jemi gjithmonë pranë teje, në çdo hap, duke të dashur më shumë se çdo fjalë mund ta shprehë.

Gëzuar ditëlindjen, Aura jonë!

Me gjithë dashurinë e botës, Mami dhe Babi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here