Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një rrëfim për 24 orët e fundit, të cilat duket se kanë qenë mjaft të lodhshme dhe plot të papritura për të dhe partnerin e saj, Gimbo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selin ka treguar se Gimbos i kanë vjedhur makinën, duke shtuar me humor se bashkë me të i kanë marrë edhe parfumin e saj.
“24 orët e fundit kanë qenë si një serial! Gimbos i vodhën makinën (dhe parfumin tim). Gjumi nuk e pa të arsyeshme që të më duhej mbrëmë. Pasi fjeta sot në mëngjes, telefoni nuk pushonte së rëni. Nervat në kulm!!! Njerëz me energji të keqe sa andej-këtej! Jam shumë e inatosur! Kam nevojë për disa ditë pushime”, shkruan ajo.
Duket se gjithë këto situata e kanë lodhur Selinën, e cila nuk e ka fshehur aspak irritimin, duke e mbyllur reagimin me dëshirën për t’u larguar për pak ditë nga stresi dhe për të shijuar disa pushime.

