“Të dua përtej jetës”, aktorja prek me fjalët për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Gjergji Mena

0
33
Screenshot

Ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit dhe regjisorit të njohur Gjergj Mena, në moshën 41-vjeçare, ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Pas lajmit të trishtë për ndarjen e tij nga jeta, kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit dhe dedikimet prekëse për artistin, i cili humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë.

Një mesazh i veçantë dhe tejet emocional ka ardhur nga aktorja Algiona Aga, e cila ka ndarë në profilin e saj në “Instagram” një fotografi krah Gjergjit, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e mikut të saj të shtrenjtë.

Përmes fjalëve të ndjera, Algiona e ka përshkruar Gjergjin si shumë më tepër sesa një mik, duke e cilësuar atë si vëlla, familje dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.

“Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime. Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… Të dua përtej jetës”, ka shkruar aktorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here