Roza Lati ka deklaruar së fundmi se ajo dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati, kanë refuzuar një ftesë për t’u bërë pjesë e “Ferma VIP”.
Ajo rrëfeu se vendimi erdhi pasi mësoi se spektakli do të prezantohet nga Arbana Osmani.
Teksa ishte ftuar në emisionin “Me nder jush”, në Andale Media, ajo foli për televizionin shqiptar dhe vlerësimin, që sipas saj u bëhet profesionistëve me përvojë. Roza përmendi disa figura që prej kohësh nuk janë aktive në ekran, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë vëmendjen që meritojnë.
Gjatë bisedës, zbuloi se kishte marrë një ftesë për t’iu bashkuar formatit “Ferma VIP” së bashku me të ëmën, por të dyja kishin vendosur të mos e pranonin pasi mësuan se kush do të ishte moderatorja e spektaklit.
“Mua dhe mamin na kërkuan te Ferma dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, deklaroi ajo.
E pyetur për arsyen e këtij vendimi, Roza bëri dallimin mes performancës së Arbanës para kamerave dhe mënyrës se si e percepton atë në prapaskenë, duke shprehur rezerva për sjelljen e saj profesionale.
“Arbana para ekranit është shumë e mirë, por në prapaskenë është pak egoiste në drejtimin e ekranit, ka pak ego”, u shpreh Roza Lati.




