Friday, October 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Luiz Ejlli starton sot emisionin e tij, Alketa Vejsiu vjen sërish në ekranin e TCh

Luiz Ejlli rikthehet në ekranin e Top Channel me një rol të ri, atë të moderatorit. Emisioni “Live me Luizin” starton sonte në orën 21:00 dhe do të bashkojë intervistat, muzikën live, humorin dhe lojërat.

Programi premton të zbulojë një tjetër anë të personazheve të njohur përmes rrëfimeve personale, bisedave spontane, batutave dhe surprizave.

Protagonistja e puntatës së parë do të jetë Alketa Vejsiu, e cila do të përballet me Luiz Ejllin në një intervistë të veçantë.

Pas eksperiencës në “Big Brother VIP” dhe angazhimeve të tij muzikore, Luizi hap një kapitull të ri në televizion, këtë herë si drejtues i mbrëmjes dhe pritës i të ftuarve.

“Live me Luizin” transmetohet sonte në orën 21:00 në Top Channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles