Thursday, September 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Asnjëherë nuk harrohet”: Vajza në foton e vitit 1999, sot këngëtarja e njohur

Fjolla Morina ka reaguar pas vendimit të djeshëm në Hagë, duke shprehur hapur pakënaqësinë e saj dhe duke kërkuar reagim edhe nga Shtetet e Bashkuara në fazën e apelit.

Në një nga reagimet, këngëtarja shkoi edhe më tej, duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërmarrë hapa ndaj personave që kanë dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas saj, dëshmitarëve të tillë duhet t’u hiqet shtetësia e Kosovës, ndërsa si shembull përmendi Kroacinë.

Por reagimet e saj nuk u ndalën vetëm te politika dhe gjykata. Fjolla u kthye edhe 27 vite pas, duke publikuar një fotografi personale nga viti 1999.

Në imazhin bardhezi ajo shihet ende shumë e re, e alivanosur dhe e mbështetur nga familjarët, në një skenë të shkrepur gjatë periudhës së luftës.

“Asnjëherë nuk harrohet ajo që e përjetova”, shkroi këngëtarja mbi fotografinë, të cilën e shoqëroi vetëm me vitin “1999”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles