Po vjen dasmë e vërtetë nga Big Brother VIP Kosova!
Burime ekskluzive të Prive By Liberta Spahiukonfirmojnë se Kushtrimi dhe Aurora do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të madhe.
Përgatitjet kanë nisur, ndërsa dasma pritet të zhvillohet në fillim të muajit tetor. Dhe ka edhe një tjetër detaj. Gjithçka do të organizohet sipas traditave shqiptare, ndërsa Aurora do të ketë paraprakisht edhe kanagjegjin.
Shkëndijat mes tyre nisën brenda shtëpisë, por lidhja mori formë të plotë jashtë kamerave, ku dyshja zgjodhi ta jetojë historinë më në privatësi.
Ndërkohë, Kushtrimi po vazhdon suksesshëm sezonin e dasmave, ndërsa Aurora po shndërrohet në një nga fytyrat më simpatike të ekranit. Nga Big Brother VIP Kosova 4 drejt e në dasmë… tetori do të jetë muaji i tyre.




