Një video e mbërritur në redaksinë e newsbomb.al tregon ish-banoren e “Big Brother Vip Albania 5” Ina Aderin, krah një djali misterioz, në një aeroport.
Siç mund ta shikoni dhe në videon e mëposhtme, Ina duket teksa ecën në aeroport e shoqëruar nga një djalë, prania e të cilit ka ngritur shumë pikëpyetje për njerëzit. Kush është djali në fjalë dhe çfarë e lidh dyshen?
Një nga ish-banoret e “BBVA5” njëherazi dhe ish-konkurrente e “Për’puthen”, Ina Aderi u vu në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së saj po me Keijsi Hysenin, një marrëdhënie e cila nuk zgjati shumë.
Pas mbarimit të rrugëtimit të tyre në “BBVA5”, në një intervistë për “Top Arenën” të dhënë më 22 qershor, Ina pranoi publikisht ndarjen nga Keijsi. Ajo sqaroi se ndarja mes tyre erdhi pasi ata kuptuan se nuk funksionojnë dot së bashku si çift, pavarësisht marrëdhënies së mirë dhe faktit që ajo u shpreh me humor se “e ka trajnuar mirë”.
Ndaj shfaqja e saj së fundmi krah një tjetër mashkulli ka ngritur pyetjen nëse ajo tashmë ka një partner në krah apo jo? E nëse po, a është djali në video partneri i saj?! Në lidhje me videon e mbërritur në redaksinë tonë, pritet të kemi një reagim nga vetë Ina. Deri në ato momente marrëdhënia e dyshes mbetet e paqartë.




