Selin Bollati ka ndarë një dedikim tejet romantik për partnerin e saj, DJ Gimbo, me rastin e ditëlindjes së tij.
Në një postim të publikuar në Instagram, Selin ka zgjedhur një fotografi bardhezi ku shfaqet pranë DJ Gimbos, duke i dhuruar një puthje në faqe. Çifti shfaqet shumë i afërt dhe i lumtur, ndërsa fotografia ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
“Dhe papritur gjithçka mori kuptim. Kuptova se sa thellë më do Zoti, sepse mes gjithë shpirtrave në këtë botë, Ai zgjodhi të më sillte ty”, shkruan Selin në dedikimin e saj.
Ajo e cilëson partnerin e saj si “bekimin më të madh”, “vendin tim më të sigurt” dhe “kujtuesin tim më të ëmbël se sa me fat jam vërtet”.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, mikut tim më të mirë dhe përgjithmonë fatit tim”, vijon ajo, duke e shoqëruar postimin edhe me shprehjen “To dua!” dhe një tag për DJ Gimbo.




