Sunday, August 9, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke Su Burcu? Detaji që ngriti dyshimet

Raporti mes këngëtarit, Butrint Imeri dhe aktores së njohur turke me origjinë shqiptare,  duket se ka marrë një krisje të papritur.

Pasi aktorja Su Burcu Yazgi Coskun, u kap mat në eventin e albumit të Butrintit, ku dyshja dukej mjaft e afërt dhe ajo u bë kryefjalë e mediave duke e mbështetur publikisht, gjërat duket se kanë marrë krejtësisht tjetër kthesë.

Aktorja mungoi në festën e ditëlindjes së këngëtarit, një detaj ky mjaft domethënës që nuk kaloi pa u vënë re nga syri ynë i vëmendshëm.

Raportet mes tyre nuk janë aspak ashtu siç kanë qenë në atë natë feste të premierës. Kjo ftohje e befasishme reflektohet më së miri edhe në platformat sociale, ku të dy i kanë bërë unfolloë njëri-tjetrit, duke i prishur të gjitha urat e komunikimit virtual.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht në prapaskenë pas atij afrimiteti të madh për të çuar në këtë distancim kaq të ftohtë, mbetet ende një pikëpyetje e madhe që presim ta zbulojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles