Wednesday, July 29, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sarës i ndodh e papritura dhe “fajtor” është Gjesti

Sara Hoxha është dënuar me gjobë nga policia rrugore gjatë kohës që po drejtonte makinën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram Story, ku ka ndarë me ndjekësit një pamje nga brenda mjetit.

Në foton e publikuar shihet ekrani i makinës, ku në ato momente ajo po dëgjonte këngën më të re të Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”.

“Mora gjobë për këtë foton. Totalisht e merituar. Nuk fola fare,” ka shkruar Sara mbi foto.

Shkak për këtë penalizim ka qenë pikërisht përdorimi i telefonit gjatë vozitjes për të bërë fotografinë.

Sidoqoftë, Sara e ka pranuar masën administrative me mjaft sportivitet, duke mos e kundërshtuar vendimin e zyrtarëve policorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles