Tuesday, July 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dhurata Dora për Gjestin: Meriton gjithë suksesin që e ke

Atmosfera në Zone Club mbrëmjen e së hënës u ndez nga performanca e përbashkët e Dhurata Dorës dhe Gjestit, të cilët interpretuan për herë të parë para publikut bashkëpunimin e tyre më të ri.

Përveç performancës, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mesazhi i këngëtares drejtuar Gjestit.

Para publikut, Dhurata e përgëzoi artistin për rrugëtimin e tij, duke theksuar se ai e meriton suksesin që ka arritur dhe se mezi pret që publiku ta dëgjojë këngën e re.

“E meriton gjithë suksesin që ke dhe mezi pres të dalë kënga nesër”, u shpreh ajo nga skena.

Ndërkohë, dy artistët kanë konfirmuar edhe zyrtarisht lansimin e projektit përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Ata njoftuan se kënga, e titulluar “Gasolina”, do të publikohet sonte në orën 18:00.

Interesimi për këtë bashkëpunim ka qenë i madh prej muajsh, sidomos pasi një fragment i këngës u shpërnda në TikTok dhe u bë viral.

“Gasolina” ishte paraparë të publikohej gjatë verës së kaluar, por lansimi u shty për shkak të rrethanave që lidhen me Gjestin në atë periudhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles