Friday, July 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kleofina feston ditëlindjen e parë si mami, Pavard dedikim zemre: Të dua dhe të admiroj edhe më shumë

Futbollisti francez Ben Pavard ka emocionuar ndjekësit me urimin e tij të veçantë për ditëlindjen e partneres, Kleofina.

Në rrjetet sociale, ai publikoi një seri fotosh të bukura nga momentet e tyre së bashku, të shoqëruara me një dedikim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime dhe nënës më të mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të shoh se si je bërë një nënë e jashtëzakonshme më ka bërë të të dua dhe të të admiroj edhe më shumë”, shkroi Pavard.

Kujtojmë se çifti u bënë prindër të një vajze pak kohë më parë, duke përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes, Ben Pavard dhe Kleofina kanë ndarë herë pas here me ndjekësit momente të veçanta familjare, duke treguar lumturinë e tyre në këtë kapitull të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles