Brikena ka ndarë me ndjekësit një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo është surprizuar me një buqetë gjigante trëndafilash të kuq në formë zemre, një dhuratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, Brikena shfaqet e buzëqeshur teksa përqafon dhe admiron trëndafilat, duke mos e fshehur emocionin për këtë surprizë romantike. Pamjet kanë marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë mahnitur nga gjesti.
Edhe pse bukuroshja nuk ka zbuluar se kush fshihet pas kësaj dhurate luksoze, lulet kanë nxitur kureshtjen e ndjekësve, të cilët kanë nisur të aludojnë për një histori të re dashurie.
Një gjë është e sigurt: Brikena u “mbulua” nga trëndafilat dhe arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me këtë surprizë plot romantizëm.




