Mbrëmja e djeshme e finales së madhe të Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës, ku spanjollët triumfuan me rezultatin 1-0, nuk solli emocione vetëm për sa i përket futbollit.
Të ftuar në emisionin “Top Arena”, çifti simpatik dhe shumë i dashur për publikun, Elijona dhe Klodi, kanë rrëmbyer të gjithë vëmendjen e studios dhe të ndjekësve me deklaratat e tyre të sinqerta, batutat dhe të vërtetat mbi marrëdhënien e tyre.
Gjatë emisionit, Klodi u përfshi në një sfidë mjaft interesante nga moderatori Mateo, ku teksa bënte squats dhe pompa, iu desh t’u përgjigjej pa doreza disa pyetjeve ngacmuese.
I pyetur se kur e kuptoi që për Elijonën ndiente diçka më shumë se thjesht shoqëri dhe kur i bëri zemra “Bamm”, ai tregoi se gjithçka kishte nisur që në kohën e qëndrimit në “Big Brother”.
Klodi u shpreh se ajo është një person që e ka bërë gjithmonë të ndihet shumë mirë, duke shtuar se me daljen jashtë gjen realitetin tënd, i jep krahë atij dhe fiton më shumë hapësirë e mundësi për të njohur njëri-tjetrin.
Kur Mateo këmbënguli për të zbuluar momentin e saktë se kur lindi kjo ndjenjë, Klodi pranoi duke buzëqeshur se nuk ishte një moment i vetëm, ndërsa Elijona ndërhyri me ëmbëlsi duke kujtuar se tashmë ka kaluar shumë kohë dhe se ndjenjat e tyre janë maturuar dita-ditës.
Përtej momenteve romantike, në studio nuk munguan as batutat e kripura.
Klodi zbuloi se te partnerja e tij vlerëson jashtë mase sinqeritetin, thjeshtësinë dhe besnikërinë, burim i cili e bën lidhjen e tyre më të fortë, por nuk ngurroi të ndalej edhe te gjërat që e acarojnë më shumë tek ajo.
Me shumë sportivitet, ai u shpreh se Elijona është gjithmonë në vonesë dhe se organizimi i saj është një “tmerr” i vërtetë.
Dancing Got People In Trouble — Here’s When
ZESTRADAR
Kjo deklaratë solli të qeshura të mëdha, aq sa Elijona u ngrit në formë shakaje dhe iu afrua duke i thënë: “Për mua ti kështu, hë?”, ndërsa
Mateo ndërhyri me ironi duke i thënë Klodit se megjithatë “ta rregulloi mirë muhabetin”.
Krejt në fund të sfidës, çifti u përball edhe me pyetjen pikante lidhur me thashethemet e “gojëve të liga”, të cilat pretendojnë se Elijona e do, ndërsa ai qëndron me të vetëm për interes.
Klodi dha një përgjigje mjaft të prerë dhe plot vetëbesim, duke thënë se gëzohet që njerëzit kanë se çfarë të flasin, pasi kjo tregon se ata janë të pakënaqur me jetët e tyre dhe prandaj merren me interesat e tij.





