Beniada Nishani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga koncerti i yllit botëror Bad Bunny, ku duket se po shijon atmosferën mes miqsh.
Modelja dhe moderatorja shqiptare nuk e ka humbur rastin për të bërë edhe një batutë, duke iu drejtuar publikisht nënës së saj me një mesazh plot humor.
“Ciao mami, jam në koncertin e burrit tim të ardhshëm, edhe pse ai akoma nuk e di”, ka shkruar Beniada krahas fotos së publikuar në InstaStory.





