Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Drejt ribashkimit? Stresi ndan foton krah Kejsit: Ka takime që nuk ndryshojnë të shkuarën, por i japin paqe zemrës

Stresi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas publikimit të një fotografie krah ish-partneres së tij, Kejsit. Krahas imazhit, reperi ka shkruar një mesazh:

“Ka takime që nuk ndryshojnë të shkuarën, por i japin paqe zemrës.”

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka marrë fund prej kohësh, Stresi dhe Kejsi kanë treguar vazhdimisht se, pavarësisht se jetët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme, mes tyre vazhdon të ekzistojë respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.

Megjithatë, fotografia e fundit ka mjaftuar për të rikthyer spekulimet në rrjet. Shumë ndjekës besojnë se mes ish-çiftit mund të ketë ende ndjenja dhe nuk përjashtojnë mundësinë e një ribashkimi në të ardhmen.

Për momentin, as Stresi dhe as Kejsi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë që të lërë të kuptohet se bëhet fjalë për një rikthim në çift, duke lënë gjithçka në nivelin e aludimeve të fansave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles