Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Për të gjithë detektivët e komenteve…” Orinda Huta flet pas aludimeve për shtatzëninë

Pas lajmeve që qarkulluan ditën e djeshme në rrjet, ku u aludua se Orinda Huta është në pritje të ëmbël, moderatorja ka vendosur t’u japë fund të gjitha spekulimeve.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Orinda iu drejtua me humor ndjekësve, duke mohuar kategorikisht zërat për një shtatzëni.

“Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju duaaaa”, shkroi moderatorja krahas postimit të saj.

Me këtë reagim të drejtpërdrejtë, Orinda Huta sqaroi se ndryshimet në pamjen e saj, të cilat nxitën komentet në rrjet, nuk kanë lidhje me një shtatzëni, duke u kërkuar ndjekësve të mos nxjerrin përfundime të nxituara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles