Friday, July 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Françeska Murati fotografohet me Kanyen, nxjerr ‘momentin’ në Instagram

Koncerti i shumëpërfolur i reperit me famë botërore, Kanye West, u mbajt në Tiranë më 11 korrik.

Spektakli gjigant në “Eagle Stadium” mblodhi mijëra fansa nga mbarë bota, dhe mes tyre e pranishme ishte edhe ish-banorja e BBVA Franceska Murati.

Franceska ka shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale (AI) për të krijuar disa imazhe mjaft realiste ku shihet krah Kanye West, duke filluar nga skena e koncertit e deri te një ndalesë e improvizuar për të ngrënë jashtë një lokali në Tiranë.

Përmes këtij veprimi, modelja thjesht ka dashur të bëjë një shaka me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar me humor se si do të dukej një takim imagjinar mes tyre.

Ky postim ka sjellë shumë të qeshura dhe komente epike në rrjet, duke vërtetuar se Inteligjenca Artificiale po kthehet në mjetin e preferuar të VIP-ave për të krijuar momente virale për argëtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles