Çifti i njohur, i cili u dashurua para syve të publikut gjatë aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, Ana dhe Kevin kanë ndarë me ndjekësit një lajm që i ka emocionuar të gjithë.
Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në fotografitë e publikuara, të realizuara mes një fushe me grurë, çifti shfaqet më i lumtur se kurrë, ndërsa partneri përqafon me dashuri barkun e rrumbullakosur të së dashurës.
“Nga dy zemra në tri”, shkruajnë ata krahas postimit, i cili u mbush menjëherë me mijëra pëlqime dhe komente urimi nga miq, kolegë dhe ndjekës.
Historia e tyre e dashurisë nisi brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku. Tashmë ata po bëhen gati për sfidën dhe njëherazi bekimin më të madh të jetës: prindërimin.





