Sunday, July 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Enca bën deklaratën e papritur: Rrini në shtëpi, sonte Kanye është i zënë

Enca ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pikërisht në ditën kur Kanye West mbërriti në Tiranë, duke publikuar disa foto ku shfaqej shumë pranë reperit amerikan.
Këngëtarja i shoqëroi imazhet me mbishkrimin: “Rrini në shtëpi sonte se Kanye është i zënë”, duke bërë që menjëherë të shpërthenin reagimet dhe aludimet se fotografitë ishin krijuar me inteligjencë artificiale.
Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe. Fotot nuk janë të realizuara me AI dhe as të montuara. Ato janë shkrepur vite më parë në muzeun e famshëm Madame Tussauds në Londër.
Në imazhe, Enca nuk pozon me vetë Kanye West, por me statujën e tij prej dylli, e cila njihet për ngjashmërinë e jashtëzakonshme me artistin.
Me këtë postim plot humor dhe në kohën e duhur, Enca arriti të ngjallte kuriozitet dhe të “mashtrojë” për pak çaste ndjekësit e saj, duke shfrytëzuar atmosferën e krijuar rreth mbërritjes së Kanye West dhe koncertit të shumëpritur në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles