Selin ka surprizuar sot ndjekësit duke prezantuar për herë të parë motrën e saj të vogël, e cila mori menjëherë gjithë vëmendjen.
Me një paraqitje plot hijeshi dhe buzëqeshje që bie në sy, vogëlushja u shfaq si një yll i vërtetë. Sot ajo ka miniaturën dhe motra e saj smund të ishte më krenare se kaq për të voglën.
Nuk munguan komentet pozitive, me shumë prej tyre që e quajtën motrën e Selinit “një yll në rritje”. Mesa duket, hijeshia është një tipar që e karakterizon gjithë familjen.





