Kur bëhet fjalë për të trazuar ujërat e showbizz-it, Olta Gixhari di gjithmonë si ta godasë shenjën! E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, aktorja e njohur ka bërë një “skaner” të pazakontë të botës së futbollit, duke i zhvendosur yjet e fushës së gjelbër direkt në setet e xhirimit të kinematografisë.
Përmes një “quiz-i” me moderatoren Marina Vjollca, Olta nuk ka ngurruar të ndajë me publikun preferencat e saj. Kush është regjisori perfekt, kush do të ishte “burri për shtëpi” dhe cili nga yjet e momentit do ta shoqëronte në një film me skena të nxehta?
Marina Vjollca: Ti je asi në kinematografi.
Olta Gixhari: Faleminderit!
Marina Vjollca: Kështu që unë dua që lojtarët të mi vendosësh në kinematografi. Kush është regjisori për ty, Ancelotti apo Nangelsmann?
Olta Gixhari: Ancelotti, pa diskutim më i madhi!
Marina Vjollca: Nëse do të luaje një film romantik, cilin do të zgjidhje si personazh Neuer apo Neymar?
Olta Gixhari: Mendoj që Neuer! Ka një figurë shumë familjare, shumë të konsoliduar. Neymar mendoj që është shumë mistrec për të krijuar një gjë romantike.
Marina Vjollca: Shkojmë te partneri ideal, këtë zëre se është burri ideal Modric, Vozinha, po bën një film familjar, cili do të ishte burri për shtëpi?
Olta Gixhari: Modric mendoj patjetër!
Marina Vjollca: Nëse do të zgjidhje për një reality show, kë mendon se do të fitonte Mbappe apo Yamal?
Olta Gixhari: Po këta të dy i njoh… domethënë jo personalisht. Mendoj që me gjithë eksperiencën e tij jetësore e fiton Mbappe. Yamal është i vogël, ka nevojë për më shumë eksperiencë.





