Sunday, June 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Shkrijnë akujt? Selin dhe Brikena surprizojnë publikun me raportin e tyre të ri

Pas aludimeve për hatërmbetje apo mosmarrëveshje të vogla që mund të kenë lindur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, duket se Selin dhe Brikena kanë lënë gjithçka pas. Dy vajzat janë shfaqur së fundmi së bashku në emisionin “E Diell”, duke treguar se raporti mes tyre është më i mirë se kurrë.

Me energji pozitive, buzëqeshje dhe një atmosferë miqësore, ato kanë dhënë sinjale të qarta se çdo keqkuptim i mundshëm i përket së shkuarës. Paraqitja e tyre e përbashkët është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili prej kohësh ka qenë kurioz të mësojë më shumë rreth marrëdhënies së tyre pas eksperiencës në shtëpi.

A është kjo dëshmi se hatërmbetjet janë lënë pas dhe se mes tyre mbizotëron respekti e miqësia? Të paktën nga ajo që u pa në ekran, Selin dhe Brikena duket se po shijojnë një raport të qetë dhe plot harmoni. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles