Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U kritikua pse u fejuan shpejt, Ola ka një përgjigje me vend për “gojët e liga”

Spektakli i mbrëmshëm i “Ferma VIP” duket se ka ndezur debate të shumta, duke sjellë edhe reagimin e menjëhershëm dhe mjaft të ashpër të ish-banores, Ola.

Shkak për këtë janë bërë komentet dhe ngacmimet lidhur me një “fejesë të shpejtë” mes saj dhe Adionit, i cili, siç kujtojmë, hyri para dy ditësh si surprizë në fermë për të kaluar pak kohë me banorët.

Pasi është zgjuar mes qindra mesazheve që komentonin pikërisht këtë situatë, Ola ka vendosur t’u përgjigjet të gjithëve hapur.

Përmes një shkrimi në kanalin e saj në Instagram, ajo ka sqaruar pozicionin e saj, duke mos kursyer as ironinë e fortë ndaj mentalitetit të disave.

Ja deklarata e saj e plotë dhe e pandryshuar:

“U zgjova me plot mesazhe që komentonin situatën mbrëmë në ‘Prime’… ‘Fejesë e shpejtë’, thanë. E di që jeni mësuar t’i bëni provën para, të bëni edhe ca fëmijë e pastaj të ndani mendjen nëse do të martoheni apo jo… Por unë jam rritur ndryshe, me atë mentalitetin që ju po mundoheni ta lini në hije dhe ta përdorni si ofendim ndaj nesh.

Po! Unë me njeriun që dua e zyrtarizoj lidhjen pa frikë, pa prova dhe pa ndikime të jashtme. Më ftuan nesër në një festë me gocat, por çfarë kuptimi ka të shkoj kur unë vazhdoj të jem prezente gjithsesi?

Jetoni jetët tuaja si të doni, unë nuk komentoj martesat tuaja, se po ta bëja do më nxirrnit përbindësh, ashtu si herën e parë. Dashuri për të gjithë ju që më mbështesni!”

Me këtë reagim, Ola ka treguar qartë se nuk i interesojnë aspak opinionet e të tjerëve dhe se është e vendosur të jetojë jetën sipas parimeve të saj, pa dhënë llogari për hapat që hedh në marrëdhënien e saj me Adionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles